Malajzia ndalon transportin izraelit! Shkak bëhet mizoria ndaj palestinezëve

0
42

Malajzia njoftoi sot ndalimin e të gjitha anijeve me pronësi dhe flamur izraelit, si dhe çdo anije që shkon në Izrael, të ankorohen në portet e saj.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit Anwar Ibrahim, ndalimi do ndodhë menjëherë dhe është në përgjigje të sjelljes së Izraelit në konfliktin e tij me Hamasin.

“Ky sanksion është një përgjigje ndaj veprimeve të Izraelit që shpërfillin parimet themelore humanitare dhe shkelin ligjin ndërkombëtar përmes masakrës së vazhdueshme dhe mizorisë së vazhdueshme kundër popullit palestinez”, thuhet në deklaratë.

Malajzia me shumicë myslimane ka mbrojtur prej kohësh të drejtat dhe kauzat e Palestinës. Ashtu si Indonezia, Brunei, Bangladeshi, Maldivet dhe Pakistani, ajo nuk e njeh Izraelin.


Top Channel