SHPËRNDAJE

Në rrugën afër fshatit Karadnik në komunën e Bujanocit ka ndodhë një aksident automobilistik ku është lënduar rëndë shoferi (47) me Opel Kadet me targa të veturës nga Beogradi.

Siç mëson presheva.com, më lehtë është lënduar edhe një mashkull 38 vjeçar nga komuna e Gjilanit i cili po voziste një veturë e tipit Golf me targa të Kosovës.

Pas dhënies së ndihmës së parë në qendrën spitalore të Vranjës, vozitësi i lënduar rëndë është dërguar në spitalin e Nishit./presheva.com/