SHPËRNDAJE

Zëvendës kryetar i komunës së Bujanocit Stojança Arsiq në një intervistë për Jugpress ka thënë se regjistrimi i qytetarëve të komunës së Bujanocit që jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit dhe e cila po bëhet nëpërmjet faqës së komunës është i parëndësishëm.

“Numri relevant i banorëve në komunë është 38,300. Ky është vlersim i ekipit të ekspertëve ndërkombëtarë dhe i vetmi numër valid deri tek regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, për të cilin shpresoj se nuk do ta bojkotojnë shqiptarët” ka thënë Arsiq.

Arsiq ka thënë se numri real i regjistrimit të popullsisë është bërë në vitin 1991 dhe secili tentim për ta përcaktuar numrin e banorëve pas kësaj është vetëm me përqindje.