SHPËRNDAJE

Rënien e flokëve keni mundur ta vëreni pas krehjes dhe larjes së tyre.

Sido që të jetë, nuk ka arsye për t’u brengosur, sepse flokët vërtet bien më shumë në këtë stinë të vitit.

Kjo rënie sezonale e flokëve do të zgjasë përafërsisht 6 – 8 javë, mirëpo nëse vazhdon edhe pas kësaj periudhe, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun, sepse ndoshta nuk është shkaktari kryesor vjeshta.

Shkaktari ndoshta mund të jetë më serioz, p.sh. debalanca hormonale, sëmundjet e gjëndrave tiroide, mungesa e vitaminave të caktuara, teprica e vitaminës A, por edhe stresi i pashmangshëm.

Mu për këtë, flokët do të duhej javëve të ardhshme më shumë të kurohen, ndërkaq maska të shumta ushqyese mund të bëni vetë në shtëpi.

Mirëpo, përveç tretmanëve të ndryshëm, është shumë me rëndësi që flokët t’i forconi me ushqim të drejtë.

 

Ndër artikujt ushqimorë të vjeshtës të cilat do t’i ushqejnë flokët tuaj, por edhe lëkurën, veç të tjerëve, janë edhe mollët, kumbullat, kungujt, patatet, dardhat, shegat, portokajtë, limonët dhe mandarinat.

Me këta artikuj rekomandohet edhe ushqimi i pasur me hekur dhe me vitaminën B.

Për të forcuar flokët tuaj mund të bëni edhe vetë maskën ushqyese për të cilën disa femra konstatojnë që është magjibërëse.

 

 

Në një lugë qumësht të ngrohtë tretni 1 lugë të vogël mjaltë apo sheqer, pastaj shtoni 20 gramë tharmë të freskët.

Lini në vend të ngrohtë 15 – 20 minuta, në mënyrë që të fermentohen.

Masën e përftuar qiteni në direkt në flokë të lagura, mbështilleni me qese najloni dhe me peshqir të ngrohtë.

Maskat e këtilla kërkojnë së paku një orë, mirëpo më së miri është që të qëndrojë 2 -3 orë në flokë.

Shpëlani maskën dhe flokët lani me shampo.

Maska nga tharmi përdoret një herë në javë, dhe zgjat 10 – 15 javë.

Pas kësaj periudhe bëni një pauzë prej tre muajsh dhe tretmanin përsëriteni sipas nevojës./presheva.com/