Futbollistët që kanë pasur më së shumti artikuj në mediat botërore gjatë vitit 2023, Ronaldo në krye të listës – Telegrafi

0
41

Zakonisht fundi i vitit është koha kur bëhen renditje të ndryshme në periudhën që është pas nesh dhe statistika mjaft interesante ka sjellë portali amerikan Sportsbookreview.

Sipas hulumtimit të Sportsbookreview, portalet më të rëndësishme botërore kanë shkruar më së shumti për Cristiano Ronaldon në vitin 2023. Rreth 440.817 artikuj u botuan për portugezin dhe ai ruajti titullin e atletit më të popullarizuar në botë.

Vendi i dytë dhe i tretë mbahen nga të njëjtët atletë si vitin e kaluar, përkatësisht futbollistët Neymar (226,036) dhe Lionel Messi (208,945).

Max Verstappen (150,787) arriti në vendin e katërt të lartë. Piloti holandez i Formula 1 ishte i nënti më i popullarizuari në 2022.

Në vendin e pestë, ashtu si në vitin 2022, është nacionalisti serb Novak Gjokovic, për të cilin këtë vit janë botuar 136,159 artikuj.

Basketbollisti LeBron James (123,182), futbollistët Kylian Mbappe (112,526) dhe Erling Haaland (106,064), boksieri Canelo Alvarez (94,418) dhe ish-futbollisti amerikan Tom Brady (89,680) janë gjithashtu në dhjetëshen e parë.

Është interesant fakti se Cristiano Ronaldo edhe pse ka shkuar në një kampionat jo të njohur si Superliga e Arabisë, ai vazhdon të jetë lojtari që më së shumti publikohen artikuj të ndryshëm për të. /Telegrafi/