SHPËRNDAJE

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, deklaroi se po e përcjell hetimin të cilin e udhëheq Prokuroria Themelore Publike dhe pret që të shikojë se çfarë rezultate do të ketë.

Sela thotë se menjëherë pasi të mbaron e njëjta, menjëherë do të fillon të dorëzon edhe padi private personalisht, por nuk tregoi për kë konkretisht. “PTHP ende po heton, menjëherë pasi të mbarojnë, unë do të dorëzoj edhe padi private”, theksoi Ziadin Sela. Sela në pyetjen e Makfaks se a do ti padisë edhe deputetët që hapën dyert e Parlamentit, Mukovski dhe Vasilevski, i njëjti nuk e ka hedhur poshtë këtë mundësi. Deri më tani asnjë nga deputetët që morrin pjesë në ngjarjet e prillit në kuvend nuk është ulur në bankën e të akuzuarve. /presheva.com/