SHPËRNDAJE

Teatri profesionist i Qytetit të Preshevës sonte bëri hapjen e natës së parë të festivalit
“Ditët e Komedisë Shqiptare” me shfaqjen premierë “Maratonistët”.
Qytetarë të shumtë, perfaqësues institucionesh, mediash dhe figura publike ishin prezent
në evenimentin me të rëndësishëm kulturorë në vend. Në këtë natë, gjëja më e vecantë
ishte se aktorët profesionistë të Preshevës bënë hapjen e parë me shfaqjen e tyre
premierë “Maratonistët” nën regjinë e regjisorit Kastriot Saqipi dhe asistentes së regjisë
Afeida Boriçi, ku njëherit me këtë shfaqje u bë edhe hapja zyrtare e themelimit të “Teatrit të Preshevës”, në këtë natë u ndanë edhe dy çmime: “Çmimi i Karierës” që i takoi prof. Nebi Islamit dhe çmimi tjetër i dytë po ashtu “Çmimi i Karierës” që iu nda z.Nexhati Rexhepit, mbrëmja vazhdoi me shfaqjen e aktorëve preshevarë: Gjelbrim Emini, Valon Nuhiu e Artan Ibishi të cilët në fund u dekoruan edhe me vendimet zyrtare si aktorë profesionist të Teatrit të Preshevës nga ana e Drejtorit të Shtëpisë së Kulturës “Abdullah Krashnica” z.Gani Veseli. Netët e ardhshme do të vazhdojnë me shfaqjet e trupave teatrale nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia të cilat gjithashtu do të jenë me karakter garues. /presheva.com/