Shitje droge dhe vënie e basteve sportive, arrestohen dy persona në Shkodër

0
30

Një 32-vjeçar është vënë nën pranga për shitje droge në Shkodër.

Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, u bë e mundur kontrolli i banesës së tij, ku i gjetën sasi kanabisi, një pjesë të cilës ishte ndarë në doza gati për t’u shitur.

Po ashtu në kuadër të operacionit “Sundimi i ligji” është bërë e mundur arrestimi i një 31-vjeçari po nga qyteti i Shkodrës, ku nga kontrolli i celularit të tij u gjetën faqe aktive për vënien e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Top Channel