SHPËRNDAJE

Armando Sadikun e kap kamera fillimisht duke i kërkuar llogari Taulant Xhakës pse nuk i pasoi duke qenë se ishte në pozicion të favorshëm për të shënuar.

Kombëtarja Shqiptare arriti një fitore me vlera në miqësoren e djeshme ndaj Turqisë duke bërë një lojë të mirë, sidomos në pjesën e parë.

Por, një episod jo shumë i këndshëm ka ndodhur në fundin e pjesës së parë të ndeshjes. Në një aksion të shpejtë të kuqezinjve Xhaka ka topin në këmbë, ndërsa Sadiku është i lirë. Sulmuesi kërkon topin nga mesfushori, por Xhaka nuk e shikon dhe pason në mënyrë të gabuar në krahun tjetër.

Sadikun e kap kamera fillimisht duke i kërkuar llogari Xhakës pse nuk i pasoi duke qenë se ishte në pozicion të favorshëm për të shënuar. Më pas kamera e kap sulmuesin duke ofenduar me një fjalor të rëndë. Por, gjithsesi nuk dihet nëse ajo sharje ka qenë në adresë të mesfushorit, i cili i ngriti dorën duke i kërkuar ndjesë, apo i drejtohej dikujt tjetër.

Në këto momente Shqipëria ishte në avantazhin e dy golave dhe një tjetër rrjetë do të sillte më shumë qetësi në kampin kuqezi.

/presheva.com/