SHPËRNDAJE

 

Doganierët në vendkalimin kufitar Batrovci kanë ndaluar hyrje të një shume të madhe të devizave të palajmëruara. Bëhet fjalë për 129,000 euro.

Kundërvajtja është zbuluar në kontrollimin e rregullt të një shtetasi gjerman me kombësi turke i cili ka qenë me veturë të tipit BMW me targa gjermane.

Vetura dhe shoferi janë kontrolluar detajisht, edhe pse vozitësi kishte deklaruar se nuk ka asgjë për të deklaruar dhe se nuk posedon të holla.

Doganierët me këtë rast në xhepin e mbrendshëm të setrës kanë gjetur 139,200 euro, ndërsa 10.000 euro iu janë kthyer sa janë të lejuara me ligj ndërsa shuma tjetër është mbajtur.