SHPËRNDAJE

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë gjatë konferencës “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat rajonale në epokën e sfidave të sigurisë globale”, se Kosova pret që shteti i Serbisë ta njohë shumë shpejt pavarësinë e shtetit më të ri në Evropë.

Sipas tij, Kosova pas tre muajsh feston 10-vjetorin e pavarësisë dhe se Serbia duhet ta njohë këtë fakt.

“Pas tre muajsh Kosova feston 10-vjetorin e pavarësisë së vet. Kosova është dëshmuar si shtet që ka kontribuar në paqe dhe demokraci në rajon dhe më gjerë. Ne kemi ndërtuar raporte shumë të mira të fqinjësisë me shtetet përreth, ndërkaq edhe me Republikën e Serbisë po presim që Republika e Serbisë shumë shpejt ta njohë edhe pavarësinë e shtetit tonë”, ka thënë Veseli.