SHPËRNDAJE

Është paradoskale, ku në çdo shtëpi kemi nganjë jurist të diplomuar po prapë drejtësia nuk është në nivel citon shkrimtari ynë i madh shqiptar Ismail Kadare. Shumë shekuj më parë femra ka qenë objekt shembull në çdo sistem si të drejtësisë, aftësisë, dhe model, sesi udhëhiqet sistemi i drejtësisë Të shkruash për sistemin e drejtësisë së femrës është sikur të hysh në oazin e përjetësisë, që nuk mund të dalësh asnjëherë.

Femra dhe drejtësia dy nocione të pashkëputura ndaj njëra tjetrës, e bëjnë që drejtsëia ti ngjajë femrës me shpirtbardhësinë që posedon. Shumë kohë më parë, që në antikën e vjetër femra ka qenë aktive në sistemin e drejtësisë si psh: Antigona, Klitemestra, Helena e Trojës duke na dëshmuar se të bësh drejtësi në rolin e femrës nuk është lehtë, është një sfidë, që tregon se shpirtbardhësia e femrës është xhevair, që nuk blehet e korruptohet që në stadin e parë.

Tani në kohën të cilën po jetojmë e shohim se çfarë roli kanë femrat dhe gjykatat në sistemin e drejtësisë, ku është e pahishme, që mos të shohësh femër e cila është aktive në sisteme gjyqësore, sisteme politike apo raste manipuluese. Tek ne shqiptarët femra filloj vonë të dalë në skenën e drejtëisë, duke pasur parasysh shumë katrahura politike, që e nxinë imazhin dhe mentalitetin e femrës deri te skëterra komuniste, që bastardizoi gjithçka dhe cenzuroi tej mase edhe modelin, sesi femra shqiptare duhet të kyçet në themelet e drejtësisë.

Edhe pse Shqipëria ishte në valën e nëpërkëmbjes në luftëra të njëapasnjëshme femrat si: Serafina, Mara, Bardha, Trina dhe Zoga, ku rilindasit tanë me mall e krenari i kënduan femrës shqiptare dhe erdhën në përfundimin, se pa emancipimin e femrës nuk do ketë përparim kombëtar çka tregon, se roli e femrës në dejtësi një ditë do dalë në sipërfaqe, për ta ndriçuar drejtësinë që me shekuj e dekada e kishte mbuluar pluhuri i harresës.

Duke qenë skeptike, se roli i femrës në drejtësinë tonë sa ka ecur një hap para, prapë ka ngec një hap mbrapa, sepse vështirësitë, që ajo ka hasur në shumë sfida për të zbuluar të fshehtat e kësaj bote mistike, çdoherë e kanë gjullurdisur mundin dhe sakrificën për të drejtën, që ajo të jetë si kripa dhe sheqeri. Roli i femrës në sistem të drejtësisë ka luajtur rol gjithmonë emancipues, ne jemi të reja për të dhënë mendime të thukëta, sepse ende jemi të ri në drejtimin të clin tani ne e kemi kapur me shumë seriozitet sepse drejtësia dhe i drejti gjithmonë kanë fund ngadhnjyes.

Femra shqiptare duhet të rrijë kokulur, nuk ka të drejtë të ushtrojë të drejtën e mbrojtjes, edhe kur asaj i mohohet shumë sende veçmas kur merren iniciativa të shumëllojshme nga ajo, prapë neve jemi ata që femrën e shohim me këndështrime dyshuese. Tani kur bota e globlizmit i ka dhënë shumë përparësi jetike sidomos në themelet e BE-së, që femra të jetë organ kyç si për politika normale ashtu edhe të rëndësishme për politika, që prodhojnë drejtësi e jo politikë sterile.

Shtetet e ndryshme tashmë kanë vënë pozicionet e, tyre femrat duke parë se politika pa inkuadrimin e femrës shihet si diçka e pazakontë.


Shkruan: Mira Veliqi Ademi
(Autorja është biokimiste nga fshati Corroticë)