Përleshje mes demokratëve dhe policisë para Kuvendit, gratë më të revoltuara

0
47

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë përplasur me gardën në Kuvend, në përpjekje për të çarë kordonin e policisë.

Protestuesit kërkojnë mos arrestimin e Berishës,kur pritet që Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e tij.

“Berisha,  Berisha”, thërrasin ata njëzëri, ndërsa u kërkojnë policëve të hapin rrugën.

Qindra policë janë angazhuar gjatë kësaj ditë për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë, ndërsa Parlamenti dhe presidenca janë blinduar.


Top Channel