Braçe me maskë, Xhafaj i buzëqeshur, si reagoi Rama kur ngriti kartonin “pro” për arrestimin e Berishës

0
50

Një prej seancave më të jashtëzakonshme plenare u mbajt këtë të enjte në vendin tonë, ndërsa u votua pro kërkesës së SPAK pë arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Një mori reagimesh pati në momentin kur SPAK-ut iu dha autorizimi për arrestimin e liderit historik demokrat.

Në drejtimin e Kryetares, znj. Lindita Nikolla, Kuvendi u mblodh sot në seancën plenare të radhës ku u miratua një kërkesë dhe pesë projektligje. Në kushtet e një seance të tensionuar për shkak të veprimeve penguese të opozitës, punimet plenare nisën menjëherë me votimin e çështjeve të parashikuara për shqyrtim në rendin e ditës.

Më konkretisht, në seancë plenare u miratuan:

Kërkesa me nr.prot. 3822, datë 12.12.2023, “Për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit z. Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”, me 75 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Unionin për Konservimin e Natyrës (IUCN)”, me 75 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së nivelit të lartë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për hartat treguese të rrjetit transevropian të transportit në Shqipëri”, me 75 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2020, për projektin “Programi i performancës dhe investimeve në sektorin e ujërave, pjesa e dytë, (infrastruktura 2 komunale, faza V, pjesa II), me 75 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, me 75 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891/2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, me 75 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Seanca plenare i mbylli punimet në orën 10:10.