Liga Premier, La Liga dhe Ligue 1 refuzojnë Superkupën Evropiane – Telegrafi

0
54

Tri nga pesë kampionate kryesore të Evropës kanë refuzuar zyrtarisht pjesëmarrjen në garën e njohur si Superkupa Evropiane.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur që UEFA dhe FIFA kanë vepruar kundër ligjit kur ndaluan Superligën Evropiane dy vjet më parë, që do të thotë se është e hapur rruga për themelimin e një gare të re evropiane jashtë juridiksionit të organizatave kryesore të futbollit në botë.

Megjithatë, disa nga kampionate kryesore evropiane edhe përkundër vendimin nuk e përkrahin pjesëmarrjen në Superligën Evropës dhe ato janë Liga Premier, La Liga dhe Ligue 1, të cilat e kanë refuzuar zyrtarisht me anë të komunikatave.

“Vendimi nuk miraton të ashtuquajturën “Super Liga Evropiane” dhe Liga Premier vazhdon të refuzojë çdo koncept të tillë. Mbështetësit janë të një rëndësie jetike për lojën dhe ata e kanë bërë të qartë herë pas here kundërshtimin e tyre ndaj një gare “të shkëputur” që shkëput lidhjen mes futbollit vendas dhe evropian”.

“Liga Premier rithekson angazhimin e saj ndaj parimeve të qarta të konkurrencës së hapur që mbështesin suksesin e garave të klubeve vendase dhe ndërkombëtare. Futbolli lulëzon në konkurrencën e krijuar nga promovimi dhe rënia, kualifikimi vjetor i bazuar në merita nga ligat dhe kupat vendase në garat ndërkombëtare të klubeve dhe rivalitetet dhe ritualet e gjata që vijnë me fundjavat që rezervohen për futbollin vendas”, thuhet në komunikatën e Ligës Premier.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas është një nga më aktivët këtë mëngjes pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, pasi e ka refuzuar edhe një herë idenë mbi Superligën Evropiane.

“Mbështetja jonë e plotë për UEFA-n. Theksojmë se vendimi nuk nënkupton njohjen e Superligës. Në kategorinë e parë do të ketë gjithmonë të njëjtat klube. Është një garë pothuajse i mbyllur”, ka thënë Tebas.

Liga franceze, përmes presidentit të saj, Vincent Labrune, ka deklaruar se rikonfirmon lidhjen e saj të fortë me garat e UEFA-s pasi, shpjegojnë ata, parimet e meritokracisë që qeverisin futbollin evropian përbëjnë elemente themelore

“Liga Profesionale e Futbollit mbështet pa mëdyshje garat e organizuara nga UEFA. Asgjë nuk mund të zëvendësojë legjitimitetin, besueshmërinë dhe prestigjin e garave evropiane siç organizohen prej më shumë se 60 vitesh”.

“Jemi shumë të lidhur me parimet. Meritat sportive që duhet të rregullojnë organizimin e sportit tonë: qoftë në kuadrin e kualifikimeve për garat evropiane, por edhe në përgjithësi, parimet e promovimit/rënies”.

“Nëse futbolli sot është sporti më i rëndësishëm në planet, është pikërisht sepse ai dinte të krijonte bazat për gara të thjeshta, të qarta dhe transparente. Asgjë nuk mund të shkojë kundër këtij parimi të paprekshëm, i cili është të arrish t’i japësh të gjithëve të drejtën për të “ëndërruar” dhe për të arritur majën e piramidës sportive”, ka thënë presidenti i Ligue 1. /Telegrafi/