Debati në “Top Story”/ Rakipllari përplaset me avokatin e ish-kryeministrit: Strategjia jote po e çon Berishën në arrest

0
43

Heqja e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha, që rrjedhimisht i hap rrugë arrestimit të tij me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, nxiti debate sonte në studion e “Top Story”.

Drejtori i Informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari, u shpreh se kjo ngjarje dobëson opozitën në vend.

“Është një ngjarje e rëndë e këtyre 30 viteve që një ish-kryeministri, me kaq kontribut, sot parlamenti i hap dritën jeshile SPAK për ta arrestuar. Ky është një vendim që e dobëson opozitën, goditet kryetari i opozitës, kjo është e qartë. Çfarë ndodhë më tej, do ta shohim”.

Sipas Rakipllarit, edhe SPAK, edhe Berisha, kanë kryer shkelje që kanë sjellë disa pasoja.

“Ka disa inkonsekuenca. Pretendimi për shkelje që duhet të merrje leje nga parlamenti apo jo, mendoj se ka dyshime për të gjithë procedurën. Nga pikëpamja politike, Berisha ka thënë nuk e shkel Kushtetutën, nuk pranoj të shkoj të bëj detyrim paraqitje, por dua vendim nga parlamenti. Pavarësisht çfarë ndodhi, ky vendim nuk po respektohet. As sot nuk e votuan në parlament. Doje në parlament, erdhi në parlament.
Por, shkelje ka nga të dyja palët, edhe nga SPAK, edhe dhe nga Berisha që tani që shkon në parlament, thotë është antikushtetuese”.

Në debat ndërhyri avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj, i cili tha se turpin e kreu Gjykata Kushtetuese, “që shkeli Kushtetutën”.

“Parlamenti, ky që kemi, u vu në dijeni nga ne që çështja ishte në Kushtetuese. Çdo gjë të shkonte në mend, veçse që Gjykata Kushtetuese do të shkelte Kushtetutën. Nuk bëri punën që kishte detyrim, por tha që nuk legjitimohet një e pesta e deputetëve. Nuk pati turp ajo gjykatë, por thotë ju nuk keni interes”.

Rakipllari, nga ana tjetër, iu drejtua Gjokutajt, duke i thënë se “zgjedhje e tij, po e çon Berishën në burg”.

“Unë me ty si avokat kam këtë problem, ti ke klient ish-kryeministrin dhe ish-presidentin, që nga detyrim paraqitje, nesër mund të arrestohet. Se nga detyrim paraqitje, nesër mund të arrestohet. Kjo është e gjithë çështja. Zgjedhja që bëre ti po e çon Berishën në arrest”.


Top Channel