Reagimi i ‘çmendur’ i trajnerit të Alavesit pas golit të pranuar nga Real Madridi, ‘shkatërroi’ gjithçka çfarë i doli përpara – Telegrafi

0
48

Trajneri i Deportivo Alavesit, Luis Garcia Plaza nuk e ka pritur aspak mirë golin e vonshëm të pranuar nga skuadra e tij në ndeshjen e së enjtes mbrëma ndaj Real Madridit.

Alaves dukej se ishte mirë dhe në rrugën e duhur për të marrë një pikë të shkëlqyer në shtëpi ndaj Real Madridit të enjten në mbrëmje.

Megjithatë, pavarësisht se skuadra e Carlo Ancelottit ishte me 10 lojtarë pasi Nacho Fernandez mori karton të kuq gjatë pjesës së dytë, ata arritën ta fitojnë ndeshjen 1-0 pasi Lucas Vazquez shënoi në kohën shtesë.

Për menaxherin e Alaves, Luis Garcia Plaza, goli i vonshëm i Vazquez ishte e tepërt.

Pas pranimit të golit, ai kaloi në një dimension ‘çmendurie’ duke ‘shkatërruar’ gjithçka çfarë i dilte përpara.

Plaza rrëzoi një ftohës akulli, përpara se të kapte një nga stafi i tij dhe ta shkundte mirë.

Ai nuk kishte mbaruar ende, pasi hodhi pallton dhe kapelën përpara se të kthehej në vendin e tij, ku filloi me tërbim të shkelmonte këmbët. /Telegrafi/