Mourinho tregon se kur do ta grumbulloj Marash Kumbullën – Telegrafi

0
56

Marash Kumbulla ka thuajse një vit që ka mbetur jashtë fushave pas një lëndimi të tmerrshëm në ndeshjen ndaj Milanit.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka kaluar me sukses lëndimin e rëndë, derisa ai prej javësh ka filluar edhe stërvitjet me skuadrën e tij.

Por trajneri i Romës, Jose Mourinho nuk e ka ndërmend të ngutet për ta grumbulluar mbrojtësin shqiptar.

Special One ka thënë se Kumbulla është duke stërvitur mirë, derisa do ta grumbullojë atë vetëm në ndeshje me Juventusin dhe jo për derbin e sontëm ndaj Napolit.

“Kumbulla nuk do të jetë në pankinë, rikuperimi i tij po ecën shumë mirë, por ndjehet i lodhur. Po stërvitet mirë dhe besoj se mund të jetë në stol për ndeshjen e javës tjetër ndaj Juventusit”, tha Mourinho.

Portugezi foli edhe për futbollistët e tjerë të lënduar, derisa rikthimi i anglezit Smalling vazhdon të mbetet shumë larg.

“Po ashtu edhe Dybala që po kryen me sukses etapat e rikuperimit, por nuk kam ndërmend ta rrezikoj kundër Napolit. Mancini u stërvit për herë të parë për këtë javë dhe besoj se mund të luaj. Aouar dhe Smalling janë shumë larg rikthimit në fushë”, u shpreh Mourinho. /Telegrafi/