Formacioni i kombinuar me lojtarët e Liverpoolit dhe Arsenalit – Telegrafi

0
54

Liverpooli takohet me Arsenalin në një ndeshje të madhe në Ligën Premier sot (e shtunë), teksa dy vendet e para të tabelës përplasen në Anfield.

Fituesit do t’i garantohet vendi i parë për festimet e Krishtlindjeve, me të dyja skuadrat që kanë nisur fuqishëm edicionin për të kaluar në luftën për titull.

Përpara përballjes së tyre që duhet parë, faqja sportive OneFootball ka zgjedhur 11-shen më të mirë të kombinuar nga dy skuadrat, ku Arsenali ka më shumë lojtarë në formacion.

Garën për portierin më të mirë mes dy ekipeve e ka fituar Alisson Becker i Liverpoolit.

Në mbrojtje, dy ekipet kanë nga dy përfaqësues: Trent Alexander-Arnold dhe Virgil Van Dijk nga Liverpooli dhe William Saliba e Oleksandr Zinchenko nga Arsenali.

Mesfusha përbehet nga Declan Rice dhe Martin Odegaard të Arsenalit, si dhe Dominik Szobzslai i Liverpoolit.

Në sulm, përsëri Arsenali është skuadër më e përfaqësuar me Bukayo Saka e Gabriel Jesus, ndërsa nga Liverpoli gjendet Mohamed Salah.

Formacioni i kombinuar

/Telegrafi/