SHPËRNDAJE

Kryetari n.d i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi po qëndron në Zvicër për të takuar bashkëatdhetarët në vazhdën e takimeve që ka filluar pas asaj në Belgjikë dhe Austri.

Qindra qytetarë ishin tubuar në qytetin St.Margaretas për ta takur kryetarin n.d të komunës së Preshevës dhe kryetarin e APN-së Shqiprim Arifin. Gjatë këtij takimi ata u informuan rreth planit katërvjeçar të APN për fushatën zgjedhore duke shtruar pyetje që kanë të bëjnë me 30 zotime e APN për mandatin 4 vjeçar. Z.Arifi kërkoi përkrahje të fuqishme nga dislaspora për ta hapur siç tha ai “një kapitull të ri në Luginën e Preshevës”.(presheva.com)