Formacioni më i mirë i Ligës Premier deri më tani, tifozët mbesin të befasuar – Telegrafi

0
60

Tifozët kanë mbetur të hutuar nga përfshirja e portierit Andre Onana në ekipin e sezonit të Ligës Premier deri më tani.

Gjatë afatit kalimtar të verës, Manchester United u nda nga David de Gea pasi spanjollit i skadoi kontrata në fund të sezonit 22/2 dhe morën Onanën nga Interi në një marrëveshje me vlerë 55 milionë euro.

Fillimi i jetës së Onanës në Old Trafford ka qenë larg ideales pasi ai është kritikuar për aftësitë e tij pozicionuese dhe menaxhuese pas disa momenteve të diskutueshme.

Javët e fundit ka pasur thirrje që United duhet të sjellë një tjetër portier për shkak të paraqitjeve të Onanës.

Megjithatë, pavarësisht zhurmës rreth tij, Onana u emërua nga faqja WhoScored në ekipin e sezonit të Ligës Premier deri më tani.

Onana është vlerësuar me notë 6.89 nga 10, pasi ka mbajtur 6 herë portën e paprekur në ligë, së bashku me portierin e Evertonit Anglisë, Jordan Pickford.

Zgjedhjet tjera nuk është se janë edhe aq befasuese pasi në mbrojtje gjenden emra si Trent Alexander-Arnold, Christian Romero, Virgil Van Dijk dhe Vitaliy Mykolenko.

Në mesfushë, më të vlerësuarit janë Rodri, James Maddison, Jeremy Doku dhe Bukayo Saka, ndërsa në sulm Erling Haaland dhe Heung min Son. /Telegrafi/