SHPËRNDAJE

Valverdes nuk i intereson se kush do të fitojë “Topin e Artë”, Messi apo Cristiano.

Si zakonisht, gara për “Topin e Artë” pritet të jetë edhe këtë vit mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, që do të dhurohet të enjten, shkruan Gazeta Express.

Ronaldo pritet t’i bashkohet Messit me pesë “Topa të Artë”, pasi shihet favorit ndaj argjentinasit, pas triumfit me Real Madridin në La Liga, Champions League, Superkupë të Spanjës e atë të Evropës.

I pyetur se cili e meriton të fitojë “Topin e Artë”, Lionel Messi apo Cristinao Ronaldo, Ernesto Valverde tha se nuk i vlerëson fare këto çmime.

“Unë nuk e vlerësoj fare çmimin. Gjithkush është i lirë të japë shpërblime që ata besojnë se janë të përshtatshëm për lojtarët. Këpuca e Artë, Topi i Artë… Nuk e di sa çmime ekzistojnë, por nuk do të vlerësoja asnjë prej tyre”, tha Valverde. /presheva.com/