SHPËRNDAJE

Hiti i saj i padiskutueshëm “New Rules” e ka bërë atë më të popullarizuar se Beyonen dhe Rihannën – dhe avancimi i saj i kujdesshëm mund ta ndryshonte industrinë e muzikës për të mirë.

Ajo është zyrtarisht më e madhe se Ariana Grande dhe Rihanna, për të mos përmendur Beyoncen dhe Taylor Swift.

Ylli i pop-it britanik, Dua Lipa, sapo është quajtur femra e vitit 2017 në Britaninë e Madhe, sipas shifrave të fundvitit të Spotify, një arritje kjo që e bën këngën “New Rules” të parën në renditje nga prurjet e artistëve të rinj, shkruan The Guardian.

Artistet e reja femra kanë bërë të pamundurën që të ngjiten sa më lart këtë vit, por Lipa, në moshën 22-vjeçare, tashmë është duke u parë si një zë i vërtetë i femrës së re britanike: e pavarur, e ftohtë dhe në komandën e sensualitetit të saj.

Raport special i ‘The Guardian’: Si arriti Dua Lipa që të shpallet femra e vitit 2017