SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot në Sofje edhe me homologun e tij malazez, Filip Vujanoviq.

Me këtë rast Thaçi ka deklaruar se marrëdhëniet midis dy vendeve mbeten miqësore dhe të forta.

Thaçi ndryshe është duke qëndruar në Bullgari, si pjesëmarrës në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe në konferencën e Bankës Botërore.

Ky është postimi i Thaçit për takimin e sotëm:

“Në margjinat e forumit #Sofia, kam pasur gjithashtu një bisedë të këndshme me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç. Marrëdhëniet midis vendeve tona mbeten miqësore dhe të forta!” /presheva.com/