SHPËRNDAJE

Përfaqësuesja U-19 e Kosovës në futboll ka mësuar kundërshtaret për fazën e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian që në vitin 2018 mbahet në Finlandë.

Kosova ka kaluar me sukses fazën e parë dhe tash është pjesë e raundit elitë, nga ku vetëm skuadrat e para të grupeve kualifikohen në “Euro U-19 Finlandë”.
Shorti i hedhur të mërkurën në Nyon të Zvicrës ka bërë që Kosova të jetë në Grupin 5 së bashku me Portugalinë, Irlandën dhe Slloveninë.

Ndeshjet e raundit elitë do të zhvillohen nga 21 deri më 27 mars të vitit të ardhshëm. Shteti ku do të mbahet turneu kualifikues nuk është caktuar ende. /presheva.com/