Kërcënoi se do të përsërisë të shtënave masive nga Praga, policia sllovake arreston një 64-vjeçar – Telegrafi

0
36

Policia në Sllovaki ka njoftuar se ka arrestuar një burrë, që kishte kërcënuar se do të kryente një masakër të ngjashme me të shtënat masive të së enjtes në Pragë.

Siç raporton BBC, ata thonë se një 64-vjeçar u mbajt në qytetin verior Zilina, pasi thirri shërbimet e urgjencës duke pretenduar se kishte ndërmend të bënte “atë që ndodhi në Pragë”, transmeton Telegrafi.

Ai tani përballet me ndjekje penale për përhapjen paniku, që me ligj parashihet një dënim maksimal prej dy vitesh burgim.

Të enjten një student hapi zjarr në një universitet të Pragës, duke vrarë 14 persona.

Policia çeke ka kryer gjithashtu një sërë arrestimesh që nga të shtënat.

E policia sllovake thotë se personi i ndaluar atje thirri shërbimet e urgjencës të njëjtën mbrëmje, për të thënë se donte të merrte një armë për të kryer një masakër të ngjashme.

Policia publikoi video ku shiheshin policët e armatosur me automatik duke thyer derën e banesës së tij, dhe duke e arrestuar atë. /Telegrafi/