Të shtëna me armë zjarri drejt një biznesi në Fier, shpallet në kërkim autori

0
58

Të shtënë me armë janë raportuar drejt një biznesi në Fier, por nuk ka pasur të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim.

Në informacionet parapake 30-vjeçari me iniciale G. M., ka qëlluar me armë drejt berberhanes së 33-vjeçarit B. K.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Top Channel