Shpërthim tritoli në banesën e Altin Lamçe në Lushnjë/ Vendoset lëndë plasëse për të katërtën herë

0
49

Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në banesën e Altin Lamçes në Lushnjë.

Deri më tani nuk raportohen më tepër detaje, por kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në banesën e këtij personi.

Më e fundit u konstatua mbrëmjen e 26 korrikut, në lagjen “18 Tetori”.

Lënda plasëse ishte hedhur në banesën ku banonte Altin Lamçe, për të tretën herë radhazi, ndërsa së bashku me atë të mbrëmjes së sotme numri shkon në katër.

Rasti i parë ka ndodhur në tetor të vitit të 2022, ndërsa rasti i dytë më 31 dhjetor të vitit 2022.

Edhe pse ka kaluar shumë kohë nga shpërthimi, asnjë autor apo pistë nuk është zbuluar nga policia e Lushnjës.


Top Channel