Japonezët përsëri do të testojnë teknologjinë e aftë për të kapur dhe shkatërruar asteroidët që janë në një kurs përplasjeje me Tokën – Telegrafi

0
64

Agjencia japoneze për eksplorimin e hapësirës ajrore (JAXA), pritet të nisë një mision për testimin e teknologjisë së aftë për të kapur dhe shkatërruar asteroidët që janë në një kurs përplasjeje me Tokën.

Misionin për kapjen dhe devijimin e rrugës së asteroidit, do ta realizojë anija kozmike Hayabusa2.

Ky nuk është misioni i vetëm i anijes, pasi edhe në vitin 2014 realizoi një të tillë, ku arriti të kapte me sukses asteroidin 162173 Ryugu, i cili gjendej në afërsi të planetit.

Pas vëzhgimit të tij për 18 muaj, anija e goditi sipërfaqen shkëmbore, dhe arriti të marrë mostra për ekzaminimin e origjinës së universit.

Pas këtij misioni të suksesshëm, inxhinierët e JAXA, njoftuan se Hayabusa2 përsëri do të përdorej për fluturim.

Misioni i radhës rreth asteroidit 1990 KY26,  pritet të kryhet në vitin 2031, përcjell Telegrafi.

Sipas JAXA, asteroidi i synuar është një objekt pothuajse sferik, me një diametër prej 30 metrash, dhe rrotullim jashtëzakonisht të shpejtë.

Gjithashtu, agjencia japoneze theksoi nevojën për një teknologji të tillë pasi shkëmbinjtë hapësinorë përplasen me Tokën çdo 100 deri në 1000 vjet, dhe shkaktojnë dëme të konsiderueshme.

Ky mision shkencor dhe teknologjik shërben si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të kapaciteteve për mbrojtjen e planetit nga asteroidët potencialisht të rrezikshëm. /Telegrafi/