Gjashtë civilë të vrarë nga avionët e Turqisë në qytetin verilindor të Sirisë

0
38

Zjarrfikësit luftonin sot flakët pas një sulmi të rëndë ajror të avionëve turkë në qytetin kurd sirian të Qamishli. Agjencitë e monitorimit të luftës dhe mediat lokale thanë se gjashtë civilë u vranë nga shpërthimet.

Ankaraja thotë se ka nisur operacione ushtarake në Irak e Siri sipas saj, prej sulmeve ndaj  ushtarëve të saj.

Prej të shtunës Turqia ka nisur një valë sulmesh ajrore në hakmarrje ndaj dy sulmeve të veçanta në bazat e saj në veri të Irakut ku u vranë 12 ushtarë sipas autoriteteve, për të cilat Ankaraja fajëson militantët kurdë.

“Gjashtë civilë janë vrarë në disa sulme ajrore nga ushtria turke”, tha Rami Abdel Rahman, kreu i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Grupi monitorues britanik tha se kater nga viktimat ishin punonjës të një shtypshkronje në veri të qytetit të Qamishli, pranë kufirit me Turqinë.

Rreth dhjetë sulme turke goditën ndërtesa në rajonin gjysmë autonom me administratë kurdë, thonin gazetarët e rrjetit AFP në rajon.

Prej vitit 2016, Turqia godet nga toka e nga ajri zonat veriore të Sirisë për të cilat thotë se mbajnë grupe të shpallura terroriste.