SHPËRNDAJE

Festivalin e 56 në RTSH me befasitë, eliten e muzikes shqiptare që merr pjesë këtë vit dhe të ftuarit eminente do të mund ta ndiqni në datat 21/22 dhe 23 dhjetor.

Organizatorët e festivalit bëjnë me dije se tashmë biletat janë të disponueshme në Pallatin e Kongreseve si dhe pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe ka nisur shitja e tyre.

Festivali i 56-të i Këngës në RTSH, këtë vit është në drejtimin e Adi Krastës.

Ndërkaq i ftuar special që në natën e parë do të jetë kantautori i njohur italian Riccardo Cocciante. Ai njihet si krijuesi i dhjetra melodive dhe refreneve nga Margherita e deri te muzikali “Notre Dame de Paris. Emra të tjerë të njohur mbahen surprizë. /presheva.com/