Haradinaj: I trishtë lajmi për vdekjen tragjike të Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij – Telegrafi

0
50

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se është i trishtë lajmi për vdekjen tragjike të burrit dhe gruas në Bjeshkët e Junikut.

“I trishtë lajmi për vdekjen tragjike të Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij, Fatlindës”, shkroi ai.

“Ngushëllime familjes Tofaj dhe Maloku, miqve dhe gjithë atyre që i kanë njohur nga afër çiftin bashkëshortor. U prehshi në paqe, Mic e Fatlinda!”, shtoi Haradinaj në Facebook.

Edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i ka shprehur ngushëllime familjarëve për vdekjen e qiftit Totaj gjatë ditës së hënë në Junik.

Parmes një shkrimi në Facebook, Ramosaj ka shkruar se ka qenë tronditës lajmi për vdekjen e qiftit bashkëshortor nga bombola e gazit.

“Tronditës lajmi për vdekjen tragjike të Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij, Fatlinda Maloku Tofaj, të cilët humbën jetën si pasojë e plasjes së bombolës së gazit, në bjeshkët e Junikut.

Në këto momente të rënda për familjen Tofaj dhe familjen Maloku, ndajmë dhembjen me ta dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Deçanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet.

Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje!’, ka shkruar Ramosaj.