Kërcënoi fqinjët me motorsekë, ish-portieri i Milanit gjobitet 420 mijë euro

0
37

Ish-portieri i njohur gjerman, Jens Lehmann është gjobitur me 420 mijë euro nga një gjykatë në Starnberg, për shkak të një konflikti me një fqinj të tijin.

Sipas medias gjermane, Lehmann është konfliktuar me fqinjët për disa punime që ata po kryenin në hyrje të garazhit. Ish-portieri ka humbur toruan dhe ka marrë një motorsekë në shtëpinë e tij, të cilën e ka ndezur dhe ka kërcënuar fqinjët me të.

Këta të fundit kallëzuan Lehmanin në gjykatë dhe ajo vendosi që ish-portieri duhet t’u paguajë plot 420 mijë euro dëmshpërblim, një shifër kjo e konsiderueshme.

54-vjeçari Jens Lehmann ka veshur fanellat e klubeve si Schalke 04, Borussia Dortmund, Milan, Arsenal dhe Stuttgart, teksa numëron edhe 61 ndeshje me fanellën e Gjermanisë. /Supersport


Top Channel