SHPËRNDAJE

Këto ditë para zgjedhjeve lokale, dëgjojmë shumë fjalë të “mëdha” të vërteta, e besa me shumë të pa vërteta. Të bëjnë të mendosh se që nga 24 dhjetori vendin do ta bëjnë “xhehnet” partitë të cilat “shyqyr” që i kemi, bile me bollëk..
Shtrohet pyetja: Athua pse vetëm te ne shqiptarët ndodhin këto lojëra të pista pa kur’farë kritere ? Si është e mundur që një partner i djeshëm i koalicionit, nga partneri tjeter sot etiketohet si “misionarë” “tradhëtarë”, “hajdut”, “nepotist” e lloj ,lloj shpifjesh të ulta? Fjala është për PVD dhe APN.
Pse atehere PVD hyri në një kualicion qeverisës me këtë parti, kur e paska njohur aq mire?
Përgjegjja është e thjeshtë: Interesi dhe nostalgjia për pushtet .

Qeverisja 27 vjeçare e PVD-së dhe PDSH-së dihet mirë filli se asgjë të mire nuk i ka sjellë këtij vendi.
Në zgjedhjet e fundit PVD doli me sloganin “TA SHPETOJMË PRESHEVËN”, e kjo dihej nga kush! nga qeverisja 12 vjeçare e PDSH-së.
Meqenëse PVD në zgjedhje pësoi si parti e tretë, as në ëndërr nuk do ta kishte parë pushtetin, por këtë i’a mundësoi APN duke ia dhënë krahun dhe u bë nje kualicion i pritshëm.

Nuk kaluan shumë muaj lojërat e pista dolën në shesh nga PVD e cila se pari tradhetoi partnerin e kualicionit, e me pas shkeli me dy kembe sloganin që i premtoi elektoratit.
Për të qenë PARADOKSI edhe më i madhë PVD lidhi kualicion pikërisht me nje grup të PDSH-së (nga e cila e “shpëtoi” Preshevën). A thua prap për të shpëtuar Preshevën?
Që nga lidhja e këtij kualicioni të brishtë , fundi dihej mire filli por nuk donin ta dinin ata që e donin pushtetin e nuk qaninn kokën për popullin nga i cili kishin marrë besimin. Prandaj fundi i erdhi po ashtu siç pritej, kurse fajtorë sipas tyre duhet te ishte APN e cila ishte në opozitë. Jemi deshmitarë të shpifjeve e etiketimeve të llojllojshme nga ata që kontribuan për këtë gjendje të mjerueshme të qytetarit Preshevarë kundrejt një partie të re e cila ka fituar simpatinë e shumicës së popullit. Ky besim u fitua nga se ishin konkret në cdo premtim e me pikëpamje europiane e jo lokaliste. Kjo parti përfshiu shumicën e të rinjëve me pikëpamje përparimtare e jo konzervatore.
Tani para zgjedhjeve, meqenëse PVD nuk ka nga kush ta shpetojë më Preshevën, kërkon zgjidhje prap nga elektorati që e tradhëtoi pa fije turpi. Kerkon zgjidhje për shumë nyje qe i ka lidhur vet e nuk është e aftë t’i zgjidh më.
Do të ishte e udhës në vend të sloganit : “Ardita e vetmja zgjidhje për Preshevën”, t’i pershtatej slogani: RIZA HALIMI E VETMJA NYJE PËR PRESHEVËN. Perndryshe etiketimet e llojllojshme ndaj kryetarit të APN-së, nuk pinë ujë sepse populli kurrë nuk gabon. Me 24 dhjetor po ai popull do u jep denimin e merituar atyre që tradhëtuan elektoratin, e shpërblimin atyre që duan të punojnë drejt e pa hile.

Shkruan: Mentor Bajrami