Theret me thikë një i mitur në Gjakovë, arratiset i dyshuari – Telegrafi

0
35

Një i mitur ka raportuar se është sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) nga një person tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:30 në fshatin Meqë, në Gjakovë.

Ndërkaq, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

“Viktima mashkull kosovar- i mitur, ka raportuar se është sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/