SHPËRNDAJE

Ngadalësimi i performancës së iPhone-ve të vjetër nga Apple nuk është duke i pëlqyer një personi nga Kalifornia.

Stefan Bogdanovich ka ngritur një padi klasore ndaj gjigantit teknologjik, duke thënë që u shkakton vuajtje përdoruesve të telefonave më të vjetër, si dhe ndikon në xhepat e tyre.

Bogdanovich ka thënë që vendimi i Apple për të ngadalësuar programin tek telefonat e vjetër për te ruajtur baterinë, asnjëherë nuk u është kërkuar përdoruesve apo nuk është pranuar nga ta.

Ai kërkon nga Apple që të ndaloj këtë procedurë si dhe kërkon dëmshpërblim.