“Vula i takon…”/ ‘Godet’ Shkëlqim Hajdari: Avokatët e Berishës po bëjnë lojën për në Strasburg

0
50

Ish-kryeprokurori Shkëlqim Hajdari ka deklaruar se me lojën që po bëjnë, avokatët e Berishës kërkojnë ta çojnë çështjen kompleksit “Partizani” në Strasburg.

I ftuar në Top Talk, Hajdari theksoi se tentativat e mbrojtjes së Berishës janë që t’i krijojë sa më shumë vështirësi Gjykatës dhe Prokurorisë që të bëjë sa më shumë gabime procedurialem, me qëllim që ato të shfrytëzohen në të ardhmen në Strasburg.

Xhokaxhi: Gjyqi për çështjen e arrestit shtëpiak të Berishës. Çfarë po ndodh me një gjyq që verdikti dihet, por rezultati zvarritet?

Hajdari: Ka tentative nga mbrojtja e Berishës që të krijojë vështirësi Gjykatës dhe Prokurorisë që të bëjë sa më shumë gabime proceduriale që të shfrytëzohen në të ardhmen në një taktikë që mund të kenë gjatë ecurisë së këtij gjyqi, që mesa shihet do të shkojë deri në Strasburg.

Xhokaxhi: Kjo është strategjia?

Hajdari: Absolutisht po, këtë duan të arrijnë. E kanë deklaruar vetë. Besojnë tek Strasburgu dhe kush beson tek Strasburgu duke anashkaluar gjykatat shqiptare e ka të humbur Strasburgun pa shkuar atje.

Xhokaxhi: Po të dëgjoje Gjokutajn sot kur u pyet se pse keni kërkuar prapë shkarkimin e Irena Gjokës, kur e keni kërkuar edhe dy herë të tjera më parë dhe iu është refuzuar, “është për hallkat e gjyqsorit u përgjigj ai, sepse ndryshe nuk është e vlefshme”. Kjo dhe tjetra, kërkesën që bëjnë avokatët mbrojtës të Berishës për prezencë të medies, për masë sigurie a mund të mbahen dyert e seancës të hapura?

Hajdari: Është në dëm të gjykatës sepse deri tani çdo aktivitet i zotit Berisha po trajtohet politikisht.


Top Channel