Sqaron KESCO: Vetëm 14 për qind e konsumatorëve kanë fatura mbi 100 euro – Telegrafi

0
40

[AI]45 FutureAds para paragrafi1 C=3 N=3[/AI]

KESCO ka reaguar sërish pas ankesave për faturat e larta të energjisë elektrike.

Në postimin e bërë në faqen zyrtare, KESCO thotë se 86% e konsumatorëve kanë pranuar fatura nën 100 euro, ndërsa vetëm 14% e konsumatorëve kanë pranuar fatura mbi 100 euro.

[AI]43 Pas paragrafit 2t InArticle Outstream C=3 N=3[/AI]

Siç thonë, në bazë të analizave që ekspertët e kompanisë kanë bërë, në Kosovë konsumatorët ngrohen me energji elektrike, dhe kjo ngrohje ua merr mbi 70% të konsumit.

“400 mijë konsumatorëve deri me tani u janë lexuar njehsorët. 86% prej tyre kanë pranuar fatura nën 100€. Pra, nga numri total i leximeve, del që vetëm 14% e konsumatorëve kanë fatura 100€ ose më tepër.  Edhe ato fatura që janë në shpenzim më të madh, bëhet fjalë për dy shërbime në një, pra për furnizim me energji elektrike dhe për ngrohje. Ngrohja është shpenzues i madh i energjisë elektrike dhe në bazë të analizave që ekspertët e kompanisë i kanë bërë, në Kosovë konsumatorët që ngrohen me energji elektrike, ngrohja ua merr mbi 70% të konsumit”, thuhet në njoftimin e bërë nga KESCO.

[AI] Code for block 2 InArticle Mobile Tablet, Phone C=3 N=1[/AI]

[AI] Code for block 1 InArticle Desktop Desktop C=3 N=1[/AI]

KESCO edhe gjatë ditës së djeshme lëshoi një komunikatë ku thuhej rritja e vlerave të faturave këtë mund është rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike dhe se “efekti tjetër i rritjes së vlerës së faturës është që vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, Qeveria e Kosovës ka subvencionuar konsumatorët që kanë kursyer energji elektrike”.

“KESCO njofton konsumatorët dhe opinionin publik që nuk ka pasur rritje të tarifave fundore. Tarifat e energjisë elektrike janë rishikuar dhe rritur afërsisht 15% krahasuar me tarifat 2022-2023, me vendim të ZRrE-së, më 1 prill 2023″, thuhej mes tjerash në reagim.

Derisa nga ZRrE thanë se deri me tani nuk kanë pranuar ndonjë ankesë zyrtare nga konsumatorët në lidhje me faturat e muajit dhjetor 2023. ZRrE deklaron se nuk ka as ngritje të çmimit të energjisë.

[AI] Code for block 2 InArticle Mobile Tablet, Phone C=3 N=2[/AI]

[AI] Code for block 1 InArticle Desktop Desktop C=3 N=2[/AI]

ZRrE ka thënë se tarifat e energjisë janë duke u aplikuar sipas vendimit të datës 30 mars 2023.

“Çmimet e energjisë elektrike janë duke u aplikuar në te gjitha faturat e energjisë elektrike për energjinë e konsumuar sipas çmimeve te vendosura me datë 30 mars 2023 përmes vendimit V_1713_2023 nga Zyra e Rregullatorit për Energji, rrjedhimisht nuk ka ngritje të çmimit”.

[AI]48 FA Outstream Fund Artikull C=3 N=3[/AI]