Kalonin mjetet pa zhdoganim/ Gjykata e Gjirokastrës liron kundrejt garancisë pasurore dy doganierët e Kakavijës

0
61

Gjykata e Gjirokastrës ka liruar kundrejt garancisë pasurore dy doganierët e Kakavijës të ndaluar pak ditë më parë nga AMP Ardit Abria dhe Eliod Shurdhaj përkatësisht me detyrë  përgjegjës turni në doganën e Kakavijës dhe doganier për  kontrollin fizik.

Po ashtu të lirë kundrejt garancisë pasurore janë  lënë edhe 6 drejtuesit  e mjeteve të cilët kaluan pa zhdoganim nga dy punonjësit e doganës.

Abria dhe Shurdhaj dyshohet se kanë marrë ryshfet duke lejuar disa mjete të kalonin duke evituar procedurat.

6 drejtuesit e kamionëve të liruar Valter Dosti, Thanas Malaj, Rigent Ismaili, Astrit Xhaxha, Arjan Mustafaj e Fatjon Osmani do të ndiqen në gjendje të lirë kundrejt shumës së garancisë pasurore prej 500 mijë lekësh seicili.

Ardit Abrija, ka paguar shumën prej 1 milionë lekësh  dhe i është ndaluar dalja jashtë vendit.

Eliod Shurdhaj, doganier i kontrollit fizik, ka paguar shumën prej 700 mijë lekësh si garanci pasurore dhe gjithashtu i është ndaluar dalja jashtë vendit.

Pjesë e hetimit janë edhe disa punonjës të policisë kufitare të Kakavijes. Hetimet vijonin prej disa javësh pas denoncimeve që AMP kishte marrë nga qytetarë.


Top Channel