“Të të vijë turp që mbron…”, degradon debati mes panelistëve në “Top Story”

0
37

Debati mes panelistëve ka degraduar në tone të ashpra këtë të mërkurë në emisionin “Top Story”.

Kjo ndodhur kur Endri Shabani nga “Nisma Thurje” tha se ish-kryeministri Sali Berisha është fajtori për ngjarjen e rëndë të “21 janarit”.

Shabani: Aksidenti i djalit të gjyqtares nuk besoj se është rastësi. Berisha ka vrarë njerëz në bulevard.

Kaso: Po u e ke parë ti? Ti e ke parë nga Kryeministria.  Nga Oksfordi me dylbi.

Kaso: S’e ka gjet spak, drejtësia, erdhi nisma thurjE edhe e gjeti e deklaron në emision.

Dudushi: E ke tek gjykata e Strasburgut këtë.

Kaso: E thotë që e ka vrarë Berisha? E ke lexuar vendimin?

Dudushi: Berisha është urdhëruesi direkt.

Shabani: Të të vijë turp që mbron vrasjen mes njerëzve.

Boçi: Ky zotëria nuk e mbron dot Berishën dhe ça bën më sulmon mua.


Top Channel