SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo ka shkrepur një fotografi në ditën e dytë të vitit 2018 i rrethuar nga trofetë e tij individualë të fituar përgjatë viteve të karrierës së tij të bujshme në futbollin botëror.
Ylli portugez ka treguar se dikur kur luante në rrugët e Madeira të Portugalisë dhe ëndërronte të arrinte kulmin në futboll, nuk kishte mundur ta imagjinonte se një ditë do ta realizonte një fotografi të tillë.

“Kur luaja në rrugët e Madeiras dhe ëndërroja të arrija kulmin në futboll, nuk mund ta imagjinoja se një ditë do ta shkrepja një fotografi si kjo”, ka shkruar sulmuesi i Real Madridit në llogarinë e vet zyrtare në Facebook.

Ronaldo s’ka harruar t’i falënderojë miqtë, familjen, bashkëlojtarët dhe trajnerët e tij për sukseset e arritura në karrierë.

“Këtë moment, mbi të gjitha, ia dedikoj familjes, miqve, bashkëlojtarëve dhe trajnerëve nga të cilët kamë mësuar gjithmonë dhe shumë personave të tjerë të cilët kanë punuar në strukturat e klubit dhe kombëtares. Në fund, një falënderim i veçantë u shkon tifozëve të mi. Trofetë janë edhe tuajt”, ka shkruar Cristiano