SHPËRNDAJE

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në ditën e parë të punës së 2018-ës ka vendosur ta vizitojë ministrin e Arsimit ku edhe ka takuar Shyqiri Bytyqin, shefin e këtij dikasteri qeveritar, njofton Klan Kosova.

Haradinaj ka thënë me këtë rast se ka zgjedhur që vizitën e parë ta zhvillojë në këtë ministri pasi prioritet e ka arsimin.

Shefi i Qeverisë tha se me këtë vizitë ka për qëllim konfirmimin e përkrahjes së ekzekutivit ndaj kësaj ministrie.

Atje Haradinaj ka folur edhe për testin  “Pisa” për të cilin theksoi se është interesuar që të dihet e vërteta e nivelit të arsimit në Kosovë.

Ai poashtu deklaroi se është i shqetësuar me gjendjen e sigurisë në shkolla si dhe faktin se të rinjtë po merren shumë me droga.

Nga ana e tij, i pari i arsimit në Kosovë,, Shyqiri Bytyqi tha se me këtë vizitë e kanë kuptuar se arsimi është vendosur në qendër të vëmendjes së Qeverisë dhe se do të kenë përkrahje edhe për testin “Pisa” që do të mbahet në fund të prillit, njofton Klan Kosova.