SHPËRNDAJE

Ylli i filmave më të njohur në mbarë botën,”Rambo” dhe “Rocky”, Silvestër Stalone, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore.

Sipas raportimeve në media ditët e para të vitit të ri nuk kanë qenë të mbara për 71- vjeçarin, i cili është shtruar në spital për shkak të tensionit të lartë dhe rrahjeve të shpeshta të zemrës.

Aktualisht sipas raportimeve gjendja shëndetsore e aktorit paraqitet e stabilizuar edhe pse vijon të mbahet nën kontroll nga mjekët.

Silvestër Stalone i është nënshtruar analizave të shumta dhe sipas raportimeve të para rezulton se stresi është shkaku i gjendjes së tij shëndetsore.