Arrestohet në Angli shqiptari me tre emra, e kërkonte Interpol Tirana (Foto)

0
44

Një shqiptar, i cili i fshihej drejtësisë prej  vitit 2019 duke përdorur tre emra është arrestuar në Angli me qëllim ekstradimi në Shqipëri.

Top Channel mëson se ka dalë përpara gjykatës të ekstradimeve në Londër Visar Dodani, 30 vjeç, pas arrestimit nga Nottinghamshire Police. Ai përdorte edhe dy identitete të rreme me emrat Samuel Brown dhe Angelo Brunneti.

Visar Dodani ka lindur më 20 janar 1993 në Pukë. Gjykata e Apelit Shkodër me vendim Nr. 221 datë 10 qershor 2019 e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”. Ngjarja ka ndodhur në 28 janar 2019.

Dokumentet e gjykatës, parë nga Top Channel, tregojnë se Dodani do të qëndrojë në paraburgim në pritje të seancës së radhës më 4 janar 2024.

Arrestimi i tij u bë i mundur nga Interpol Tirana dhe bashkëpunimi i Drejtorisë me Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e shtetit, duke u koordinuar me palën angleze.


Top Channel