PSG kompleton dy top transferime, ndërsa synon dy largime – Telegrafi

0
37

[AI]45 FutureAds para paragrafi1 C=3 N=3[/AI]

Tregu i transferimeve po afrohet dhe si zakonisht, Paris Saint-Germain është në epiqendrën e thashethemeve dhe negociatave.

Skuadra e udhëhequr nga Luis Enrique ka kompletuar transferimin e dy sensacionëve brazilianë, Lucas Beraldo dhe Gabriel Moscardo.

[AI]43 Pas paragrafit 2t InArticle Outstream C=3 N=3[/AI]

Operacioni do t’i kushtojë skuadrës parisiene rreth 40 milionë euro, që do të thotë se ata duhet të lirojnë hapësirë ​​në skuadër dhe të balancojnë llogaritë e tyre.

Në këtë kuadër, dy emra spikasin si kandidatë kryesorë për t’u larguar nga PSG gjatë merkatos së dimrit: Hugo Ekitike dhe Layvin Kurzawa.

Shqetësuese është gjendja e të dy lojtarëve në kryeqytetin francez, pasi në sezonin aktual të Ligue 1 kanë pasur një rol margjinal, duke luajtur vetëm nga një ndeshje.

[AI] Code for block 2 InArticle Mobile Tablet, Phone C=3 N=1[/AI]

Si Ekitike ashtu edhe Kurzawa ishin afër largimit nga klubi francez gjatë afatit kalimtar të verës, por negociatat nuk arritën të realizohen. Tani, me merkaton e dimrit afër, PSG po kërkon edhe një herë të heqë qafe këta lojtarë për të lehtësuar faturën e pagave dhe për të lënë vend për nënshkrime të reja.

[AI] Code for block 1 InArticle Desktop Desktop C=3 N=1[/AI]

Sipas Le Parisien, Ekitike duket se është lojtari me më shumë opsione për të nisur një rrugë të re, pasi ai ka disa kërkues të interesuar për shërbimet e tij. Sulmuesi, me origjinë nigeriane, mund të gjejë mundësi në ekipe të tjera dhe të rifitojë rëndësinë që ka humbur te PSG. /Telegrafi/

[AI] Code for block 2 InArticle Mobile Tablet, Phone C=3 N=2[/AI]

[AI]48 FA Outstream Fund Artikull C=3 N=3[/AI]