Erdhi me shumë dyshime, Real Betis bindet dhe rinovon kontratën e Iscos – Telegrafi

0
41

Real Betis ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me Iscon deri më 30 qershor 2027.

Mesfushori mbërriti në klubin si transferim i lirë verën e kaluar, por në pak muaj u bë idhull i tifozëve të Real Betis.

Isco nënshkroi deri më 30 qershor 2024 me një klauzolë me të cilën kontrata e tij zgjatej deri në vitin 2025 nëse luante të paktën 25 ndeshje zyrtare.

Ky rinovim përfshin një rritje rroge, pasi Isco fitonte më pak se një milion euro.

Ai tani ka vazhduar kontratën deri më 30 qershor 2027./Telegrafi/