Ylli triumfon ndaj Bashkimit – Telegrafi

0
50

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 76:64 (20:16, 16:17, 23:13, 17:18), në javën e 15-të të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, por vendasit me një seri prej 5:0 në fund, e fituan këtë pjesë 20:16. Ylli vazhdoi me lojë të mirë dhe në periudhën e dytë ngriti epërsinë në 31:21, por prizrenasit u rikthyen shpejt, ku pjesa e parë përfundon 36:33.

Dallimi më i madh u bë në dhjetë periudhën e tretë, ku therandasit ishin më të mirë, për të thelluar epërsinë dhe në dhjetë minutat e fundit menaxhuan lojën për të triumfuar 76:64.

Valon Bunjaku dhe Jan Palokaj kishin nga 12 pikë për vendasit, kurse Erik Copes dhe Isiah Umipig nga pikë për mysafirët.

Ylli pas 15 xhirosh ka nëntë fitore e gjashtë humbje, derisa Bashkimi katër fitore e 11 humbje.