SHPËRNDAJE

Sipas Corriere dello Sport, Juventusi ka gati ofertën për Mesut Ozil, nëse mesfushori i Arsenalit nuk i bashkohet Manchester Unitedit në afatin kalimtar të janarit.

Ozil është në vitin e fundit të kontratës me Topçinjtë dhe ka qenë i lidhur me një kalim te Manchester United për 40 milionë euro, pasi Arsenali nuk dëshiron ta humbasë me parametra zero gjatë verës.

Sido që të jetë, nëse transferimi nuk realizohet, Corriere dello Sport raporton se Juve, që ka kohë që e admiron Ozilin, do të bëjë gjithçka gjatë verës për ta marrë falas, nga kjo do të përfitonte lojtari pasi Juve dëshiron t’i ofrojë pagë të majme gjermanit.