SHPËRNDAJE
epa06124293 Brazilian striker Neymar Jr. poses for photographs with his new PSG jersey after a press conference at the Parc des Princes stadium in Paris, France, 04 August 2017. Neymar Jr is presented as new player of Paris Saint-Germain (PSG) after completing a record-breaking 222-million-euro move from Spanish side FC Barcelona. EPA/CHRISTOPHE PETIT TESSON

Neymari është lojtari më i vlefshëm në botë me një vlerë prej 213 milionë eurove, nëntë më pak se që u shit nga Barcelona në PSG.

Ky është përfundimi i nxjerrë nga CIES Football Observatory, institucion që merret me përllogaritje të vlerave të lojtarëve.

Sipas këtij institucioni , Neymari është lojtari më i vlefshëm në botë, jo shumë më larg Lionel Messit, ndërsa Top pesë mbyllet me Harry Kane, Kylian Mbappe dhe Paulo Dybala.

Duket se epoka e Ronaldos ka përfunduar, që në shkurt mbush 33 vjet. Ai nuk gjendet në mesin e 10 më të vlefshmëve.

Cristiano Ronaldo, më i miri në botë për vitin 2017, renditet i 49-ti me vlerë 80.4 milionë euro.

Ndërsa blerja e re e Barcelonës, Philippe Coutinho, renditet i 16-ti, vlera e 25 vjeçarit është 123 milionë funte, 27 milionë më pak me atë që Barcelona pagoi për ta blerë nga Liverpooli, 160 milionë.

Në vazhdim është lista e 10 lojtarëve më të shtrenjtë në botë sipas CIES Football Observatory:

1. Neymar (PSG) – 213 milionë

2. Lionel Messi (Barcelona) – 202.2m

3. Harry Kane (Tottenham) – 194.7m

4. Kylian Mbappe (PSG) – 192.5m

5. Paulo Dybala (Juventus) – 174.6m

6. Dele Alli (Tottenham) – 171.3m

7. Kevin de Bruyne (Man City) – 167.8m

8. Romelu Lukaku (Man Utd) – 164.8m

9. Antoine Griezmann (Atletico Madrid) – 150.2m

10. Paul Pogba (Man Utd) – 147.5m