Legjenda gjermane këshillon Kroos: Kjo lëvizje të “hedh në erë” karrierën!

0
31

Ish-futbollisti i Bayern Munich dhe Gjermanisë, Stefan Effenberg këshillon Toni Kroos të mos rikthehet në kombëtare për Euro 2024.

Mesfushori u tërhoq nga “pancerat” pas Europianit të 2020-tës (zhvilluar në 2021-shin si pasojë e COVID-19), dhe së fundmi janë shtuar zërat për një rikthim të mundshëm me teknikun Julian Nagelsmann që ka një vlerësim të veçantë për 34-vjeçarin.

Megjithatë, për Effenberg rikthimi në kombëtare do të ishte me shumë rrisk për Kroos pasi në gabimin e parë, e gjithë karriera e tij dhe kontributi pozitiv në radhët e “die mannschaft” mund të harrohej.

“Toni Kroos është në një moshë ku nëse nuk merr pjesë në një event të tillë si Europiani, mund ta zgjasë karrierën me klube edhe për të paktën dy vite të tjera. Nëse flasim në aspektin sportiv sigurisht që rikthimi i tij do ta ndihmonte jashtëzakonisht Gjermaninë, skuadra do të fitonte stabilitet.

Kroos prej vitesh performon në një nivel të lartë dhe vazhdon ta bëj këtë me Realin e Madridit. Megjithatë, një rikthim i mundshëm do të kishte edhe një rrisk të madh. Sepse në gabimin e parë, të gjithë do ta harronin karrierën e tij dhe do të nisnin kritika të pafundme.

Kjo do ta shkatërronte atë se çfarë ai ka arritur me kombëtaren”, u shpreh Effenberg, i cili në fund pati edhe një këshillë për trajnerin Nagelsmann duke i sugjeruar që skuadrën për Europian ta ndërtojë duke u bazuar te lojtarët më në formë dhe jo tek emrat e bujshëm./SuperSport


Top Channel